Emri i rrugës “Milazim Kiqina” i skalitur në mermer

Sot, në rrugën e lagjes Kiqina në Baicë e cila mban emrin e Heroit të kombit, Milazim Kiqina, u vendos një pllakë mermeri me emrin dhe figurën e tij — një simbol kujtimi dhe nderimi për sakrificën e bërë për lirinë e vendit.

Kjo pllakë u sponsorizua nga kompania “Fati Center”, të cilës i shprehen falënderimet për kontributin e dhënë në ruajtjen e kujtesës historike.

Për realizimin dhe vendosjen e pllakës u përkujdes z. Fehmi Kiqina, me përkushtim të veçantë.

Ky gjest është një shenjë respekti e mirënjohjeje për dëshmorët e kombit, që me gjakun e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë