Tre kandidatët që zgjodhën të qëndrojnë me PDK-në, por mbetën pa ulëse në Asamblenë Komunale të Drenasit

Tre kandidatë që fillimisht ishin pjesë e listës së PDK-së së propozuar nga Ramiz Lladrovci, por që më pas vendosën të qëndrojnë me Partinë Demokratike të Kosovës pas ndarjes së kryesisë, nuk kanë arritur të sigurojnë mjaftueshëm vota për të hyrë në Asamble.

Bëhet fjalë për Albulena Saliukun (189 vota), Valentina Leku Gashin (175 vota) dhe Jeton Hoxhën (172 vota), të cilët kishin zgjedhur të vazhdojnë rrugëtimin politik me PDK-në, ndërkohë që pjesa tjetër e ekipit të dikurshëm të Lladrovcit u bashkua me iniciativën “Për Drenasin Kampion”.

Rezultatet tregojnë se asnjëri prej tyre nuk arriti të afrohet as pranë pragut të votave për t’u bërë asamblist, duke mbetur shumë prapa dhjetëshes së parë të më të votuarve brenda PDK-së.

Ky rezultat shihet si pasojë direkte e përçarjes së strukturave të partisë në Drenas, që pas vendimit të kryesisë qendrore për të mos rikandiduar Ramiz Lladrovcin në zgjedhjet e 12 tetorit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë