Skenderaji renditet i dyti në Kosovë për performancë komunale, menjëherë pas Drenasit!

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka ndarë sot një lajm të jashtëzakonshëm për komunën që udhëheq, duke e cilësuar si “lajmin e vitit”.

Sipas raportit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për Performancën Komunale 2024, Skenderaji është renditur në vendin e dytë në Kosovë, me 82.58 pikë, vetëm 0.45% më pak se vendi i parë – Komuna e Drenasit.

“Jam tejet i lumtur që në përfundim të këtij mandati po vjen edhe një lajm tjetër i mirë. Performanca Komunale 2024 e nxjerr Skenderajn në vendin e dytë me 82.58%, një arritje që nuk ka ndodhur kurrë më parë”, ka deklaruar Nura.

Ai ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për përkrahjen dhe ekipin komunal të performancës për punën dhe përkushtimin e treguar, si dhe të gjithë punëtorët e komunës që kanë kontribuar në këtë rezultat historik.

Ky vlerësim e pozicionon Skenderajn ndër komunat më të suksesshme në Kosovë, duke dëshmuar progres të madh në qeverisje, transparencë dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë