Muhamet Xhemajlaj nga Abria e Epërme zgjidhet asamblist komunal nga PDK

Muhamet Xhemajlaj nga Abria e Epërme e Drenasit është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), transmeton portali DrenicaOnline.
Banorët e fshatit e kanë pritur me krenari dhe gëzim këtë rezultat, duke e uruar për besimin që ka marrë nga qytetarët.
“Ai na ka përfaqësuar dhe do të vazhdojë të na përfaqësojë me dinjitet, përkushtim dhe nder, ashtu siç i ka hije një biri të Abrisë.
Suksese në këtë rrugëtim të ri, Muhamet — krenari për të gjithë ne!”, thuhet në urimin e banorëve të Abrisë së Epërme.
Zgjedhja e tij shihet si vlerësim për angazhimin e vazhdueshëm dhe lidhjen e fortë me komunitetin që e ka mbështetur ndër vite./DrenicaOnline/