LAJM I MADH për Ramiz Lladrovcin: Drenasi shpallet për herë të shtatë kampion i performancës!

Komuna e Drenasit, nën udhëheqjen e kryetarit Ramiz Lladrovci, është shpallur për herë të shtatë kampion e performancës komunale në nivel vendi, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit zyrtar të publikuar sot nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Drenasi është renditur në vendin e parë në Kosovë, me 83.13 pikë, duke dëshmuar edhe një herë lidershipin dhe standardin e lartë të qeverisjes lokale.

Kryetari Ramiz Lladrovci ka reaguar pas publikimit të rezultateve, duke e cilësuar këtë si një tjetër fitore të qytetarëve kampionë:

“Fitore pas fitores, ashtu siç e kemi deklaruar. Sot është publikuar lajmi në Ministri se jemi në vendin e parë në garën për grantin e performancës. Urime qytetarë të Drenasit, urime qytetarë kampionë! Edhe këtë vit, Drenasi është kampion!”

Lladrovci ka falënderuar ekipin komunal të ngarkuar me grantin e performancës dhe gjithë qytetarët për angazhimin dhe kontributin e përbashkët që e solli këtë rezultat të jashtëzakonshëm.

Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadës së Suedisë, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), MAPL-së dhe donatorëve e partnerëve vendorë e ndërkombëtarë që kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve komunale.

Me këtë sukses, Drenasi e mban titullin e “komunës kampione” për të shtatën herë, duke dëshmuar stabilitet, përkushtim dhe qeverisje efikase në shërbim të qytetarëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë