Grida Duma mbështet UÇK-në dhe Hashim Thaçin

Gazetarja dhe politikanja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka dalë hapur në mbështetje të protestës që po zhvillohet sot në Tiranë në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Duma ka shpërndarë një video ku u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës, e cila pritet të mbahet në orën 17:00 në Tiranë.

“Ajo që po ndodh në Hagë nuk është një ngjarje që duhet parë si një sqarim i historisë. Nuk ka të bëjë me të kaluarën, por me të ardhmen — të ardhmen e gjithë hapësirës shqiptare. Me gjithë nderin, dinjitetin dhe çdo momentum historik që i përket si Kosovës, ashtu edhe Shqipërisë”, ka thënë Duma në videon e publikuar.

Ajo më pas ka shpërndarë një tjetër video, ku protagonisti kryesor është ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke bërë thirrje për mbështetje të protestës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë