Gani Krasniqi, afaristi i suksesshëm nga Negroci, sërish në Asamblenë Komunale të Drenasit

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Gani Krasniqi ka siguruar sërish mandatin e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit, si pjesë e iniciativës fituese “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, transmeton portali DrenicaOnline.
Krasniqi është renditur në mesin e më të votuarve të listës, duke marrë 435 vota në total, prej të cilave rreth 200 nga banorët e fshatit të tij, Negroc – dëshmi e besimit të madh që gëzon në vendlindje.
I njohur si afarist i suksesshëm dhe njeri me vlera të forta qytetare, Gani Krasniqi ka qenë aktiv në shumë iniciativa lokale për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Drenasit.
Rizgjedhja e tij në Kuvend vlerësohet si vazhdimësi e punës, përkushtimit dhe respektit që ka ndërtuar ndër vite, si përfaqësues i denjë i komunitetit të Negrocit dhe gjithë Drenasit./DrenicaOnline/