Anjeza Kurtaj, femra më e votuar në Drenas

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Anjeza Kurtaj ka arritur një sukses të veçantë duke u renditur femra më e votuar në listën fituese “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me 482 vota të fituara nga qytetarët e Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky rezultat tregon besimin dhe respektin që ajo gëzon në komunitet, si një zë i fortë i grave dhe i të rinjve në jetën publike e politike të Drenasit.
Kurtaj njihet për energjinë, komunikimin e hapur me qytetarët dhe angazhimin e saj për transparencë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përfaqësim të denjë të grave në vendimmarrje.
Renditja e saj në mesin e më të votuarve të listës është një mesazh i qartë për fuqinë e grave në politikën lokale dhe për rolin e tyre aktiv në ndërtimin e një Drenasi më të zhvilluar e më të drejtë.
Anjeza Kurtaj po hyn në Kuvendin Komunal me besim, përkushtim dhe dëshirë për të vazhduar punën për qytetarët e Drenasit./DrenicaOnline/