Burim Bujupi fiton mandatin e asamblistit, ka një falenderim për të gjithë ata që e votuan

Burim Bujupi është zgjedhur asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit si pjesë e iniciativës fituese “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, duke marrë 760 vota nga qytetarët – një rezultat që e rendit ndër më të votuarit e listës, transmwton portali DrenicaOnline.

Në një postim falënderues, Bujupi ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e bashkëvendasve, miqve dhe qytetarëve të Drenasit:

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen time për besimin, dashurinë dhe përkrahjen tuaj të sinqertë.
760 vota janë dëshmia më e bukur se kur punohet me zemër, me njerëz dhe për njerëz, rezultati është gjithmonë i ndritur.
Ky është suksesi ynë i përbashkët, i secilit që besoi, që dha kohë, që qëndroi pranë me fjalë, me vepra e me zemër.”

Burim Bujupi njihet për përkushtimin, korrektësinë dhe afërsinë me qytetarët, duke qenë prej vitesh aktiv në zhvillimin e komunitetit të tij dhe në mbështetje të projekteve që forcojnë Drenasin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë