Zyrtare: Ekrem Elshani, asamblisti më i votuar në Drenas

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha 73 vendvotimet në Komunën e Drenasit, është konfirmuar se Ekrem Elshani nga Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” është asambleisti më i votuar në këtë komunë, menjëherë pas bartëses së listës, Laureta Thaçi, tranzmeton portali DrenicaOnline.
Elshani ka arritur të marrë 870 vota personale, duke u renditur i pari në mesin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Drenasit dhe duke dëshmuar besimin e madh që qytetarët e kanë ndaj tij.
Ky rezultat e bën Ekrem Elshanin një ndër figurat më të fuqishme të listës fituese, e cila ka siguruar numrin më të madh të asamblistëve në Kuvendin Komunal.
Fitorja e tij konsiderohet si shpërblim për
përkushtimin, korrektësinë dhe lidhjen e tij të ngushtë me komunitetin.
“Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” ka dalë forca më e madhe politike në Drenas, ndërsa pritet që në përbërjen e re të Kuvendit të jenë 13 asamblistë, prej të cilëve 4 janë femra dhe 9 meshkuj./DrenicaOnline/