Përfundon numërimi i votave në Drenas: A do të jenë këta 13 asamblistët e Ramiz Lladrovcit

Pas numërimit të të gjitha votave në 73 vendvotime, është konfirmuar se Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” ka siguruar numrin më të madh të asamblistëve në Kuvendin Komunal të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline

Sipas rezultateve aktuale, nga 13 asambleistë, në përbërje pritet të jenë 4 femra dhe 9 meshkuj, duke reflektuar një përfaqësim të mirë gjinor.

Më poshtë janë kandidatët me më së shumti vota nga kjo iniciativë:

Laureta Thaçi – 9,827 vota, Ekrem Elshani – 870 vota, Burim Bujupi – 760 vota, Naim Gjeli – 581 vota, Selman Qallapeku – 488 vota, Anjeza Kurtaj – 482 vota, Valdet Curri – 464 vota, Qendresë Xhema – 457 vota, Gani Krasniqi – 435 vota, Edon Nishori – 422 vota, Alban Leku – 332 vota, Ardian Nika – 315 vota dhe Erblinë Morina – 312 vota.

Këto janë rezultatet preliminare, ndërsa votat me postë pritet të numërohen në ditët në vijim, që mund të sjellin ndryshime të vogla në renditjen përfundimtare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë