Dhjetë më të votuarit e PDK-së në Drenas, por asnjë femër në top listë

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha 73 vendvotimet në Komunën e Drenasit, janë bërë publike rezultatet për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në dhjetëshen e parë të kandidatëve më të votuar të këtij subjekti nuk figuron asnjë femër, fakt që ka ngjallur diskutime brenda radhëve të PDK-së, duke pasur parasysh se sipas ligjit duhet të respektohet kuota gjinore në përbërjen e Kuvendit Komunal, trasnemton portali DrenicaOnline.

Kjo do të thotë se, pavarësisht numrit të votave, disa kandidatë meshkuj do të duhet të lirojnë vendin për përfaqësimin e detyrueshëm të femrave në asamble.

Ja 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Drenas:

Driton Ajazi – 8,396 vota, Arigon Sinani – 573 vota, Jahir Hajdari – 501 vota, Mërgim Pirraku – 406 vota, Zeqir Hasi – 404 vota, Muhamet Xhemajlaj – 398 vota, Artian Krasniqi – 395 vota, Fatmir Baliu – 392 vota, Bekim Lestrani – 366 vota dhe Alban Shala – 352 vota. (tre të fundit duhet ta lirojnë vendin për Tringa Bujupin, Pajtime Berishen e Luljeta Elshanin).

Edhe pse lista dominohet plotësisht nga meshkujt, PDK do të detyrohet të zbatojë përfaqësimin e barabartë, duke bërë që disa nga kandidatët e renditur më poshtë në listë, femra, të fitojnë ulëse në Kuvendin Komunal.

Ky rezultat tregon se në garën e brendshme të PDK-së në Drenas ka pasur rivalitet të fortë, por edhe nevojë për balancim gjinor në përfaqësimin institucional./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë