Burim Bujupi, kandidati më i votuar në vendlindje nga të gjitha subjektet politike në Drenas

Kandidati për Asamble Komunale nga Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, Burim Bujupi, ka arritur një rezultat mbresëlënës në vendlindjen e tij, Arllat, duke marrë 378 vota nga bashkëfshatarët, transmeton portali DrenicaOnline.

Ky është rezultati më i lartë në bazë që ka arritur ndonjë kandidat nga të gjitha subjektet politike që garojnë në Komunën e Drenasit, duke e bërë Burim Bujupin kandidatin më të votuar nga vendlindja.

Vlerësimi dhe besimi që ka marrë nga qytetarët e Arllatit janë dëshmi e punës, angazhimit dhe respektit që ai gëzon në komunitet.

Përveç në Arllat, Bujupi ka siguruar vota edhe në çdo vendvotim të komunës së Drenasit, duke u shndërruar në një prej figurave më përfaqësuese të ekipit “Për Drenasin Kampion”.

Numërimi po vazhdon ndërsa aktualisht ai është i dyti më i votuari në listë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë