Berat Buzhala: “Memli ka gabuar me Ramiz Lladrovcin, PDK s’e ka lluksin me humbë gjysmën e Drenicës”

Gazetari dhe analisti politik, Berat Buzhala, i cili në fillim të fushatës kishte parashikuar se Ramiz Lladrovci do ta fitojë Drenasin, ndërsa në mes dhe fund të saj kishte ndryshuar qëndrim duke menduar se ai do të humbë, tani ka dalë me një reagim të ri, ku sërish përmend Lladrovcin, këtë herë me tone krejt të tjera.

Në një analizë të fundit, Buzhala ka theksuar se para balotazhit, Partia Demokratike e Kosovës duhet të krijojë unitet të brendshëm politik, duke përfshirë figura që ai i cilëson “thelbësore për fuqinë elektorale të PDK-së”.
Sipas tij, Bedri Hamza, Agim Aliu dhe Shaqir Totaj duhet të marrin rolin e bashkuesve dhe të komunikojnë edhe me Ramiz Lladrovcin, Idriz Vehapin, Rame Vatajn e të tjerë.

“Memli dhe të tjerët rreth tij kanë gabu me Ramizin dhe sa ma herët që e kuptojnë, aq më mirë e kanë. PDK nuk e ka lluksin me e humb gjysmën e Drenicës. Këtë lluks nuk do ta kishin as Thaçi e Veseli, e le mo Memli, Abeli e kushdo tjetër që është aty,”, ka shkruar Buzhala.

Ai ka renditur edhe 11 figurat që sipas tij janë më të rëndësishmet për PDK-në:

Bedri Hamza, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Agim Aliu, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Idriz Vehapi, Rame Vataj dhe Ferid Idrizi.

Buzhala shton se mungesa e secilës nga këto figura i kushton PDK-së me një komunë të madhe dhe se vetëm me një “politikë më të mençur” kjo parti mund të kishte qenë në garë për fitore në Rahovec e Suharekë.

Në fund, ai apelon për bashkim dhe tejkalim të egove personale, duke thënë se vetëm kështu PDK mund të rikthejë momentum pozitiv në balotazhet e ardhshme.

“Hajde burra se nuk jeni në gjak me njëni-tjetrin,” e përmbyll mesazhin e tij Buzhala.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë