Majlinda Kurti siguron mandatin e ri të asamblistes me vetëm 30% të votave të numëruara

Majlinda Kurti, kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Jugut, ka siguruar mandatin e saj të ri pas rezultateve nga 31 kuti të numëruara, nga gjithsej 105, transmeton portsli DrenicaOnline.
Ajo ka marrë 191 vota, duke u renditur e treta në listën e PDK-së, menjëherë pas bartësit të listës Arian Tahiri dhe kandidatit Fisnik Suma.
Gjatë mandatit të kaluar, Majlinda Kurti është dalluar për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe përfshirjen aktive në debatet e Kuvendit Komunal, ku është vlerësuar si njëra ndër gratë më të zëshme dhe më aktive në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Mitrovicës./DrenicaOnline/