Përfundojnë numërimet në Poklek të Ri/ Ja kush janë 7 kandidatët që morëm më shumë vota nga PDKRLl

Janë numëruar të gjitha votat në qendrën e votimit IAPP “Fehmi Lladrovci” në Poklek të Ri, për zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, nga Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në këtë qendër janë:
1. Laureta Thaçi – 301 vota
2. Ekrem Elshani – 39 vota
3. Qëndresa Kluna – 32 vota
4. Arjanit Hoti – 23 vota
5. Selman Qallapeku – 22 vota
6. Anjeza Kurtaj – 21 vota
7. Naim Gjeli – 18 vota
Procesi i numërimit është përmbyllur 100%, sipas të dhënave të KQZ-së të përditësuara më 14 tetor 2025, në orën 16:45.