Numërohen të gjitha votat në SHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas, këta janë 7 kandidatët e PDKRLl që kanë marrë më shumë vota

Janë numëruar të gjitha votat në qendrën e votimit SHFMU “Rasim Kiçina” në Drenas, për zgjedhjet për Kuvendin e Komunës së Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, nga Iniciativa Qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në këtë qendër janë:
Laureta Thaçi – 865 vota (Bartëse e listës)
Ekrem Elshani – 140 vota
Anjeza Kurtaj – 76 vota
Arjanit Hoti – 61 vota
Agron Bylykbashi – 56 vota
Naim Gjeli – 47 vota
Bubulqe Hoxha – 43 vota
Procesi i numërimit në këtë shkollë është përmbyllur 100%, sipas të dhënave të KQZ-së, të përditësuara më 14 tetor 2025, në orën 16:25.