Gjuajtje me armë në Drenas, një person i plagosur

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Drenas. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 13 tetor 2025, rreth orës 19:00, një person është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, transmeton portali DrenicaOnline.

Viktima, mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Drenas, pasi kishte marrë plagë në këmbë. Sipas të dhënave fillestare, plagosja dyshohet të jetë shkaktuar nga një person i panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Viktima është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje” dhe po hetohet nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë