Publikohen rezultatet për subjektet politike në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për Zgjedhjet Lokale 2025 në Komunën e Drenasit.
Sipas të dhënave zyrtare, renditja e subjekteve politike është si vijon:
🏆 PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN – 42.82% (9,676 vota)
🔵 PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 36.55% (8,259 vota)
🔴 Lëvizja VETËVENDOSJE! – 7.65% (1,728 vota)
🟢 BASHKIMI DEMOKRATIK – 3.93% (887 vota)
🟣 Për Drenas e Kosovë – 2.93% (661 vota)
🟤 NISMA Socialdemokrate – 2.38% (538 vota)
Rezultatet janë bazuar në 72 nga 73 qendra të numëruara (98.63%) dhe pritet të finalizohen pas përfundimit të procesit të plotë të numërimit.