Petrit Hajdari e uron Ramiz Lladrovcin për fitoren: “Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke e uruar Ramiz Lladrovcin për fitoren në garën e 12 tetorit, transmeton portali DrenicaOnline.

“Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju falemnderit nga zemra për garën e jashtëzakonshme e demokratike që zhvilluam bashkërisht dje.
Kam bërë të gjitha përpjekjet për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort.
Ju faleminderit të gjithë juve që më keni votuar dhe besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë.
Por, gara dhe demokracia është kjo – dhe unë e respektoj verdiktin tuaj.
Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese.
Ju falemnderit edhe njëherë nga zemra të gjithëve”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Në fund, Hajdari shtoi me emocione:
“Drenasin e dua edhe kur nuk fitoj”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë