Kosova voton sot

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokalë. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë gjithsej 2,025,105 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë për kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00, duke zgjatur gjithsej 12 orë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këto zgjedhje marrin pjesë:

93 subjekte politike të certifikuara, përfshirë:

32 parti politike

2 koalicione

32 iniciativa qytetare

27 kandidatë të pavarur

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, nga të cilët:

205 kandidatë për kryetarë komunash (185 burra dhe 20 gra)

5,419 kandidatë për kuvendet komunale (3,395 burra dhe 2,024 gra)

Votimi zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime. Prej tyre:

910 qendra me 2,571 vendvotime për votim të rregullt

38 qendra – një për çdo komunë – me 54 vendvotime për votim me kusht

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin lokal në katër vitet e ardhshme dhe përfaqësojnë një test të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në të gjithë territorin e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë