Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime në Drenas arrin 8.16%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Sipas raportit të KQZ-së, në Komunën e Drenasit (Gllogoc), deri në orën 11:00, kanë votuar gjithsej 4,679 qytetarë nga 57,342 votues të regjistruar, që përbën 8.16% të pjesëmarrjes, transmeton portali DrenicaOnline.

Në këtë komunë janë procesuar të gjitha 73 vendvotimet (100%), ndërsa procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa incidente të raportuara deri në këtë orë.

Ky është përditësimi i parë zyrtar për pjesëmarrjen në Drenas, ndërsa KQZ pritet të publikojë të dhëna të reja pas disa orëve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë