Afaristi nga Drenasi, Isak Neziri: Votoni për të ardhmen e komunës sonë!

Afaristi i njohur nga Drenasi, Isak Neziri, i cili në zgjedhjet e fundit nacionale ishte kandidat për deputet, sot së bashku me prindërit e tij ka ushtruar të drejtën e votës.
Në një mesazh për qytetarët, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje:
“Bashkë me prindërit sot shfrytëzuam të drejtën e votës në Drenas. Ftoj të gjithë qytetarët e komunës sonë të dalin dhe të votojnë duke ushtruar të drejtën e tyre demokratike dhe për të ardhmen 4-vjeçare të Drenasit!”