Shukri Buja: Me Bedri Hamzën në Lipjan – për fitoren e PDK-së!

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, sonte ka mirëpritur në Shtabin e Degës së PDK-së në Lipjan Bedri Hamzën, njërin nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e fundit.

Në një atmosferë bashkëpunimi e besimi të ndërsjellë, Buja theksoi rëndësinë e përvojës dhe vizionit të Hamzës në forcimin e PDK-së dhe në rikthimin e besimit të qytetarëve në qeverisjen e mirë.

“Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, Bedri Hamza është shembulli i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve”, u shpreh Buja.

Në fund, ai theksoi se fitorja është e PDK-së dhe e qytetarëve të Lipjanit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë