Hamide Bytyqi, zëri që i duhet Drenasit

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Drenasit nga Nisma Socialdemokrate, Hamide Bytyqi (Nr. 8), ka ndarë me qytetarët vizionin dhe përkushtimin e saj për të ardhmen e komunës.
Në fjalën e saj drejtuar qytetarëve, Bytyqi shprehet se Drenasi është vendi i ëndrrave, sakrificave dhe shpresave tona, por që ende ka nevojë për më shumë zhvillim dhe mbështetje institucionale.
“Unë besoj se me punë të ndershme dhe përfaqësim të denjë, sfidat mund të kthehen në mundësi për zhvillim e mirëqenie,” – ka thënë ajo, duke theksuar se do të jetë zëri i qytetarëve, i të rinjve, i grave dhe i punëtorëve në Kuvendin Komunal.
Ajo premton angazhim të vazhdueshëm për një komunë më transparente dhe më afër qytetarëve, mbështetje për të rinjtë që energjia e tyre të kthehet në zhvillim, mundësi të barabarta për gratë dhe bizneset vendore, investime në arsim, kulturë, sport dhe mjedis, si dhe zhvillim të qëndrueshëm e të balancuar në gjithë komunën.
“E ardhmja ndërtohet sot, me besim e bashkëpunim. Drenasi mund dhe duhet të jetë shembull i zhvillimit, barazisë dhe transparencës,” – shtoi ajo, duke ftuar qytetarët që të ecin bashkë në këtë rrugëtim për ndryshim pozitiv.
Hamide Bytyqi – Kandidatja juaj për Kuvendin Komunal të Drenasit (Nr. 8)
Nisma Socialdemokrate – Për Drenasin që punon, zhvillohet dhe frymon barazi.