Ramiz Lladrovci viziton kompaninë “Wintech”: Faleminderit bizneseve që po e bëjnë Drenasin kampion në zhvillim

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidati për edhe një mandat, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim me punëtorët e kompanisë “Wintech”, ku ka theksuar rëndësinë që ka sektori privat në zhvillimin lokal.
“Bizneset janë motori i zhvillimit ekonomik të Drenasit. Lehtësimi i kushteve për të bërë biznes dhe nxitja e kompanive për të përmirësuar kushtet e punës janë prioritet i yni”, u shpreh Lladrovci.
Ai tha se në këtë takim ka ndarë me punëtorët disa nga “101 arsyet për Drenasin Kampion”, programin që shpalos vizionin e tij për katër vitet e ardhshme.
Në fund, kryetari Lladrovci falënderoi drejtuesin e kompanisë, duke shtuar:
“Faleminderit Qazë!”