Ramiz Lladrovci: Fitorja i takon qytetarëve të Drenasit – me 101 arsye, për Drenasin Kampion

Kandidati për edhe një mandat në krye të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Terstenik dhe Gllanasellë, ku është pritur me ngrohtësi nga banorët e lagjeve Kuqica dhe Karaqica.
Në bashkëbisedim me qytetarët, Lladrovci theksoi rëndësinë e arsimit cilësor, shëndetësisë efikase, ambientit të pastër, sigurisë publike dhe investimeve kapitale, si fusha ku janë arritur rezultate të prekshme gjatë mandatit të tij.
“Mirëqenia e qytetarëve është e lidhur ngushtë me cilësinë e arsimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës lokale. Për këto kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim”, tha Lladrovci.
Ai shtoi se fitorja e 12 tetorit do të jetë fitore e qytetarëve kampionë, që besojnë në zhvillim, punë dhe rezultate konkrete:
“Fitorja i takon qytetarëve të Drenasit, me 101 arsye ‘Për Drenasin Kampion’ – zemrën e Kosovës. Vazhdojmë edhe katër!”
#PërDrenasinKampion ✅
#Voto101 ✅
#RamizLladrovci ✅