Ramiz Lladrovci: Nuk ka bir nane që mund të më shantazhojë — fitorja me 101 arsye, dedikim për heronjtë tanë

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidati për edhe një mandat, Ramiz Lladrovci, ka bërë një reagim të fortë vetëm pak ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore, duke u bërë thirrje qytetarëve për qetësi, dinjitet dhe transparencë.

“Edhe pak ditë i kemi deri në përfundim të fushatës zgjedhore. Kërkoj nga ju të vazhdoni fushatën e qetë, pa fyerje dhe dezinformata. Më 12 tetor është dita e dëshmisë dhe konfirmimit për punën, besimin dhe vazhdimin e qeverisjes së mirë, me 101 arsye ‘Për Drenasin Kampion’,” – theksoi Lladrovci.

Ai shprehu krenari për punën e tij në krye të komunës dhe për aktivitetin e tij atdhetar mbi 40 vjet, duke shtuar se shantazhet dhe kërcënimet që po ndodhin në kohë fushate duhet të dënohen ashpër.

“Shantazhet dhe kërcënimet në kohë fushate nuk do të duhej të merreshin parasysh, madje do të duhej të dënoheshin fort që të mos përsëriten. Komuna e Drenasit është e vogël dhe njihemi mes vete — kjo njohje nuk duhet të shndërrohet në shantazh apo kërcënim.”

Kryetari Lladrovci u shpreh qartë se “uzurpatorët dhe keqbërësit me metodat e ish-regjimit” do të dështojnë sërish, ashtu siç kanë dështuar më parë. Ai falënderoi mediat dhe gazetarët që qëndrojnë përballë të vërtetës, duke e përmbyllur me një mesazh të prerë:

“Nuk ka bir nane që mund të më shantazhojë.”

Në fund, Lladrovci theksoi se fitorja me 101 arsye do të jetë dedikim për heronjtë e luftës dhe të paqes, duke përmbyllur me moton e njohur të fushatës së tij:
“Vazhdojmë edhe katër!” ✅🇽🇰

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë