Ngucati i traditës në këmbë për fitoren e Ekrem Kastratit!

Kryetari i Komunës së Malishevës dhe kandidati për një mandat të ri nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm të madh në Ngucat, një fshat i njohur për vlerat dhe traditën e tij.
Në tubimin e mbajtur atje, Kastrati falënderoi banorët për mbështetjen e fuqishme, duke theksuar se mobilizimi i tyre është dëshmi e fitores që po afrohet, e cila do të vuloset pa balotazh.
“Ngucati i vlerave dhe traditës është mobilizuar për fitorën tonë! Faleminderit nga zemra për këtë mbështetje masive”, tha Kastrati.
Atmosfera elektrizuese dhe pjesëmarrja e lartë tregojnë besimin e qytetarëve në punën dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e Malishevës.