Gllavica në këmbë për Shukri Bujën – pritje madhështore për kandidatin e PDK-së!

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është pritur me entuziazëm të madh në Gllavicë.

“Gllavica më mirëpriti me zemër sonte! Gllavica e Adem Gllavicës dhe e patriotëve të saj të pathyeshëm më priti sonte krahëhapur, bashkë me kandidatin për Kuvendin Komunal, Argjendin,” ka shkruar Buja.

Ai theksoi se mbështetja e fuqishme që po merr në çdo fshat e lagje është tregues i qartë i fitores që po afrohet.

“Mbështetja për PDK-në, për listën tonë fituese dhe për projektin tim politik për Lipjanin, më jep energji dhe besim të palëkundur në fitoren që po vjen!”

Fushata e Shukri Bujës po shënon një rritje të dukshme mobilizimi në çdo takim, me mesazhin e tij për zhvillim, punë dhe dinjitet në Lipjan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë