Avokati i njohur: Ramiz Lladrovci, urime fitoren!

Avokati i njohur Petrit Lladrovci ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në Drenas, duke e uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për fitoren dhe njëkohësisht ka dërguar një mesazh të qartë për kundërshtarët e tij.
“Ramiz Lladrovci, urime fitoren! Jua mbushi tavolinën me dokumente zyrtare. Ju publikoni incizime nëpër media. Incizimet e prera nuk dërgohen në media për shantazh, por në organet e ndjekjes, sepse përndryshe konsumoni vepër penale,” ka shkruar avokati.
Në reagimin e tij, ai shtoi me ironi se “as bedelat, as ‘dada raz’ nuk ju bëjnë punë”, duke lënë të kuptohet se përpjekjet për denigrim publik janë të kota.
Lladrovci e përmbylli mesazhin me një urim simbolik për kryetarin e rizgjedhur:
“Që nga sot, punë të mbarë dhe suksese në mandatin e ri.”