Shukri Buja: Më mirëpritën si gjeneral i UÇK-së, si kryetar i Lipjanit dhe përsëri si fitues i 12 tetorit!

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja, është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në tubimin e radhës zgjedhor, ku morën pjesë banorë nga Shala, Krojmiri, Baica, Resinofci, Kleçka dhe Divjaka.

Buja tha se ndjenja e përkrahjes që po merr nga qytetarët është e jashtëzakonshme, ndërsa kujtoi rrugëtimin e tij si gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ish-kryetar i Lipjanit, dhe tani si kandidati që do ta udhëheqë komunën drejt fitores më 12 tetor.

“Gjithmonë kam punuar për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve të Lipjanit. Kjo është arsyeja pse fitorja është e jona!”, u shpreh Buja mes duartrokitjeve të fuqishme të të pranishmëve.

Tubimi në këto fshatra konfirmoi mobilizimin e madh të strukturave dhe qytetarëve për fitoren e radhës së Shukri Bujës, duke e bërë atmosferën e fushatës gjithnjë e më triumfale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë