Anëtari i kryesisë së PDK-së në Zvicër, Xheladin Shala: Me Ramiz Lladrovcin për vazhdimësi dhe zhvillim të Drenasit!

Anëtari i kryesisë së degës së PDK-së në Zvicër, Xheladin (Shaban) Shala, ka shprehur mbështetjen e tij të fuqishme për kandidaturën e Ramiz Lladrovcit për kryetar të Komunës së Drenasit.
Shala tha se diaspora e Drenasit në Zvicër është e bashkuar rreth vizionit të Lladrovcit për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
“Duke mbështetur kandidaturën e Ramiz Lladrovcit, besojmë në vazhdimësinë e zhvillimit, përkushtimin ndaj qytetarëve dhe një të ardhme edhe më të suksesshme për komunën tonë në katër vitet e ardhshme. Vazhdojmë +4!”, u shpreh Shala.
Ky mesazh nga diaspora është një tjetër dëshmi e mbështetjes së gjerë që Lladrovci po gëzon jo vetëm në Drenas, por edhe tek bashkëatdhetarët në mërgatë./DrenicaOnline/