Shukri Buja: Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin!

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, është pritur me entuziazëm e respekt në Janjevë, Akllap, Teqe dhe Brus, lokalitete që e njohin mirë punën dhe rezultatet e tij.
“E dinë mirë kush kryen punë, kush ka investuar mbi 2 milionë euro për këto vendbanime,” – theksoi Buja para qytetarëve të shumtë që e mirëpritën me duartrokitje të ngrohta.
Në tubimin e mbajtur sonte, Buja u shpreh i bindur se qytetarët tashmë po kërkojnë rikthimin e qeverisjes së punëve të kryera, jo të fjalëve boshe.
“Ne po rikthehemi. Po rikthehemi për më mirë për Lipjanin, për Janjevën, Akllapin, Teqen dhe Brusin. Fitorja është e jona!” – deklaroi ai me vendosmëri.
#ShukriBuja #PDK191 #Lipjani #FitorjaEJonë #PërLipjaninMëMirë