Fuqia e Drenasit u pa sonte! Ramiz Lladrovci me mesazhe të forta për fitoren e 12 tetorit!

Në një atmosferë madhështore në Shkollën “Rasim Kiçina”, kandidati për edhe një mandat në krye të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me ekipin e tij të Listës “Për Drenasin Kampion”, u takua me qytetarët e Drenasit I, ku prezantoi arritjet dhe vizionin për katër vitet e ardhshme.

Në këtë tubim, krahas Lladrovcit, morën pjesë edhe kandidatët Alban Leku, Anjeza Kurtaj, Ekrem Elshani, Burbuqe Istogu Hoxha dhe shumë të tjerë, të cilët u mirëpritën ngrohtësisht nga qytetarët.

“Pjesëmarrja masive tregon qartë se puna e bërë dhe platforma jonë për mandatin e ardhshëm kanë zënë vend te qytetarët e Drenasit – qytetarët kampionë, dëshmitarë të përkushtimit dhe performancës sonë të shkëlqyer,” – deklaroi Lladrovci.

Ai theksoi se dallimi midis qeverisjes së tij dhe kundërshtarëve është i madh:

“Ne nuk mashtrojmë me favore e drejtori, nuk premtojmë toka, prona të paligjshme apo restorane. Nuk premtojmë vende pune si shpërblime elektorale. Ne premtojmë qeverisje kampion, projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët dinjitoz e krenar të Drenasit – zemra e Kosovës.”

Në fund, Lladrovci përmbylli fjalën e tij me mesazhin që ka shndërruar në simbol të fushatës: “Me 101 arsye ‘Për Drenasin Kampion’, vazhdojmë edhe katër!”

#RamizLladrovci #PërDrenasinKampion #101Arsye #ZemraEKosovës #Drenasi #FitorjaEJonë

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë