Mentor Deliaj, i mbijetuari i masakrës së Abrisë, kandidat për Asamblenë Komunale në Drenas

Mentor Deliaj, i lindur më 21 mars 1989 në fshatin Abri e Epërme, bart me vete historinë e dhimbjes, por edhe të qëndresës së një populli. Ai është i mbijetuari i masakrës së familjes Deliaj, një prej krimeve më të rënda që ka përjetuar Drenica gjatë luftës.

Pavarësisht plagëve të së kaluarës, Mentori ndërtoi jetën mbi përkushtim dhe punë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Shote Galica” në vendlindje, ndërsa të mesmen në shkollën “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Me punë dhe vullnet, ai u bë shembull i përparimit dhe i angazhimit për komunitetin.

Në vitin 2022 iu bashkua Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku shërben me disiplinë, profesionalizëm dhe integritet. Sot, ai shihet si një figurë që përfaqëson vlerat qytetare, ndershmërinë dhe forcën për të ecur përpara.

Me një histori të jashtëzakonshme jete, Mentor Deliaj tashmë është kandidat për Asamblenë Komunale të Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje!, ku në listë mban numrin 9 ✅.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë