Shukri Buja: Pa ujë nuk ka jetë, zgjidhja e furnizimit me ujë prioritet për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka theksuar sot se problemi i furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë prioriteti i parë i qeverisjes së tij.

Gjatë një vizite në Janjevë, së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Majlinden, ai u takua me banorë të zonës, mes tyre Ramadan Bikliqin dhe vëllezërit Ançiç, duke dëgjuar shqetësimet e tyre të përditshme për mungesën e ujit.

“Pa ujë nuk ka jetë! Përveç Janjevës, çdo vendbanim i Lipjanit duhet të ketë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm. Ky do të jetë zotimi dhe prioriteti im kryesor”, tha Buja.

Ai theksoi se vizioni i tij është ofrimi i një zgjidhjeje afatgjatë që garanton jetë më cilësore për banorët e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë