“Po bëni një punë të shkëlqyer dhe jam krenar t’iu quaj mik”- Ekrem Kastrati merr një video-mesazh mbështetës nga kryetari i qytetit të Alborgut, Danimarkë!

Kandidati i Nisma-s për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë një video-mesazh përkrahës nga kryetari i qytetit të Alborgut në Danimarkë, njëherësh mik i tij, Lasse Frimand Jensen.

Ai i ka shprehur mbështetjen e plotë për zgjedhjet lokale dhe ka theksuar se i njëjti po bën një punë të shkëlqyer në Malishevë.

“I nderuar kryetar, Ekrem Kastrati, dhe qytetarë të qytetit të bukur të Malishevës, përshëndetje të ngrohta dhe respekt nga Aalborgu. Unë jam kryetar i Aalborgut dhe emri im është Lasse Frimand Jensen. Dua t’iu shpreh mbështetjen time të plotë për ju Ekrem në zgjedhjet lokale që po vijnë në qytetin e bukur të Malishevës. Mendoj se po bëni një punë të shkëlqyer dhe jam krenar t’iu quaj mik. Kam gjithashtu një mik lokal aty që e njohim të dy, Fatmirin. Ju uroj suksese dhe shpresoj t’iu vizitoj së shpejti pas zgjedhjeve tona në nëntor këtu në Aalbarg” tha ai në video-mesazh.

Postimi i plotë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë