Ramiz Lladrovci: 101 arsye “Për Drenasin Kampion” – Takime në Fushticë e Sankoc për fitoren e madhe

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidati për një mandat të ri, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar fushatën zgjedhore me tubime në Fushticën e Poshtme, Fushticën e Epërme dhe Sankoc, ku ka prezantuar programin e ardhshëm qeverisës. Në këto takime, Lladrovci ishte i shoqëruar nga kandidatet për Kuvendin Komunal, Qëndresë Xhema, Djellza Rama dhe nga kandidatët tjerë të listës fituese “Për Drenasin Kampion”.

Lladrovci tha se motivet e tij janë të qarta: vazhdimi i qeverisjes kampion me qytetarë kampionë, duke u vënë qartë kundër keqbërësve, uzurpatorëve, korrupsionit dhe mashtruesve. Ai theksoi se Drenasi është zemra e Kosovës, gjithmonë e bashkuar për vlerat kombëtare – nga lufta çlirimtare e deri te shtetndërtimi, e sot në forcimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e barazisë para ligjit.

Kryetari Lladrovci veçoi me krenari faktin se lista “Për Drenasin Kampion” është e para në vend e rajon me barazi të plotë gjinore, duke theksuar se gratë në vendimmarrje janë vlerë e shtetit dhe e lirisë sonë.

“Kemi 101 arsye për Drenasin Kampion, për një fitore të madhe, të cilën nuk mund ta pengojnë as keqbërësit e as uzurpatorët. Vazhdojmë edhe katër!” – u shpreh Lladrovci.

Fushata e tij vazhdon me moton “Për Drenasin Kampion – 101 arsye për fitore”, duke e cilësuar mbështetjen e qytetarëve si garanci për mandatin e radhës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë