Labinot Halilaj: UDB-a dhe audioja e manipuluar nuk ndalin fitoren “Për Drenasin Kampion”

Kandidati për asamble komunale, Labinot Halilaj, e quan sulm të dështuar tentativën e shantazhit politik me një audio të manipuluar, duke theksuar se prona në fjalë është dhe mbetet interes i komunës.

Emri i Labinot Halilajt u përmend sot kinse për një audio-incizim të paautorizuar dhe të manipuluar për interesa të kundërshtarëve politikë, ku ai flet me Ramiz Lladrovcin për një pronë që realisht ishte dhe mbetet në interes të komunës së Drenasit.

Labinot Halilaj, kandidat për Asamble Komunale nga iniciativa “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin, reagoi fuqishëm duke e cilësuar këtë veprim si një aksion të dështuar të mbetjeve të UDB-së, me qëllim shantazhi, dëmtimi të imazhit, linçimi dhe mashtrimi të opinionit publik.

“Këto përpjekje të ulëta për të fabrikuar lajme dhe për të manipuluar qytetarët i përkasin një kohe që ka marrë fund në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës. UDB nuk ekziston, përveç disa mbetjeve të saj të diskredituara që ende përpiqen të mbjellin frikë dhe përçarje. Por qytetari i Drenasit i njeh mirë kush janë këta njerëz dhe çfarë qëllimesh përfaqësojnë,” – theksoi Halilaj.

Ai shtoi se asnjë tentativë nuk do ta ndalë fitoren e 12 tetorit: “Ne do të vazhdojmë të palëkundur drejt fitores më 12 Tetor, në përkrahje Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin 101 – për të drejtën, për zhvillimin, për perspektivën dhe për të mbyllur përgjithmonë kapitullin e këtyre mbetjeve të errëta të së kaluarës.”

#RamizLladrovci101 ✅
#LabinotHalilaj30 ✅

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë