Bashkimi Demokratik mban tubim të madh zgjedhor në Krajkovë, prezantohet kandidati për asamble Xhemail Bytyqi

Bashkimi Demokratik ka mbajtur sonte një tubim zgjedhor në fshatin Krajkovë, ku u prezantua kandidati për Asamblenë Komunale të Drenasit nga ky fshat, Xhemail Bytyqi. Një fjalë të veçantë para banorëve mbajti edhe kryetari i Bashkimit Demokratik dhe kandidati për kryetar të Drenasit, Prof. dr. Ajvaz Berisha.
Në fjalimin e tij, Berisha theksoi rolin historik të Krajkovës, duke e cilësuar këtë fshat si vend që gjithmonë i ka prirë proceseve dhe ndryshimeve pozitive. Ai foli për problemet aktuale të fshatit dhe komunës, si mungesa e investimeve, infrastruktura e pakryer dhe çështja ende e pazgjidhur e ujit të pijshëm, duke paraqitur zgjidhjet që ofron programi i Bashkimit Demokratik.
Tubimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me pjesëmarrje të gjerë dhe interesim të madh të banorëve për të dëgjuar vizionin e BD-së për zhvillimin e Drenasit.
Në përmbyllje, u bë thirrje për mbështetje me votë për nr. 145, për kryetarin Prof. dr. Ajvaz Berisha dhe për nr. 5, kandidatin e Krajkovës për Asamble, z. Xhemail Bytyqi.
Voto ✅145 që të mos zhgënjeheni si deri tani!