Shala, Krasniqi, Ajazi e Demaku takojnë banorët në Negroc

Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala dhe Altin Krasniqi, kanë zhvilluar mbrëmë një takim me banorët e lagjes Llokma në Negroc.
Në këtë takim, u diskutua për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës, ndërsa Shala përmes një postimi theksoi mbështetjen për numrin 191 të PDK-së dhe për kandidatin për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
“Në Negroc, në lagjen Llokma, lagjja e bacës Jakup Krasniqi, me numrin 191 për PDK-në dhe me besim tek kryetari i ardhshëm i Drenasit, Petrit Hajdari, bashkë për një Drenas më të zhvilluar, më të drejtë e më të bashkuar. Me vizion të qartë, përkushtim e besim të plotë, bashkë do ta bëjmë ma mirë për Drenasin”, ka shkruar Shala në rrjete sociale.
Rikujtojmë se përveç Shalës e Krasniqit, në tubim ishte edhe Driton Ajazi e Nexhat Demaku dhe kandidati për asamble komunale, Mustafë Krasniqi.