Ramiz Lladrovci: Jam vetëm me qytetarët, mediat nuk e ndalin fitoren e Drenasit Kampion

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidat për edhe një mandat, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me qytetarët e Poklekut të Ri dhe Shtrubullovës, ku ishte i shoqëruar nga Arjanit Hoti, Altina Berisha dhe kandidatët tjerë për Kuvendin Komunal.
Në këtë tubim u diskutua gjerësisht rreth platformës “Për Drenasin Kampion”, për 101 arsyet për të dalë në votim dhe për projektet që tashmë janë në proces, si dhe dhjetëra projekte të reja të planifikuara për mandatin e ardhshëm.
“Drenasi do të vazhdojë të jetë vend i tërheqës për të jetuar, investuar dhe punuar,” u shpreh Lladrovci.
Ai iu përgjigj edhe kritikave të kundërshtarëve politikë, duke thënë se: “Ato që i thonë kundërshtarët aktualë po bien në ujë dhe po demantohen nga vet propaganduesit e qendrat e tellallëve në mediat lokale e nacionale.”
Lladrovci theksoi se mbështetja e tij është te qytetarët e Drenasit: “Jam bashkë vetëm me qytetarët e komunës sime – me qytetarët e besës e mikpritjes, me zemrën e Kosovës, me 101 arsye ‘Për Drenasin Kampion’. Vazhdojmë edhe katër!”
Ky mesazh konfirmon vendosmërinë e tij për të çuar përpara projektet zhvillimore dhe për të forcuar rolin e Drenasit si komunë model në Kosovë.