Lajm i mirë për Drenasin: Kuvendi miraton buxhetin 2026, Lladrovci falënderon qytetarët dhe ekspertët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal ka miratuar buxhetin për vitin 2026, duke e cilësuar këtë një lajm shumë të mirë për qytetarët.

“Falënderoj qytetarët që morën pjesë në dëgjimet buxhetore, zyrtarët e komunës për punën e tyre, ekspertët e ‘Demos-it’ për mbështetje, si dhe të gjitha grupet kuvendore për bashkëpunimin”, u shpreh Lladrovci.

Sipas kryetarit, buxheti i vitit 2026 garanton:

Mbështetje financiare për lehonat, kategoritë e cenueshme dhe personat në nevojë; Përkrahje për bizneset e reja (start-up), të rinjtë, gratë në biznes dhe fermerët; Investime në kulturë, rini dhe sport; Zhvillim të infrastrukturës lokale dhe përmirësim të ambientit të jetesës; Përkujdesje shëndetësore të avancuar; Përparim në arsim, kulturë dhe sport; Mbështetje për shërbime sociale; Zhvillim të biznesit lokal dhe fuqizim të aftësive individuale e talenteve.

Lladrovci theksoi se ky buxhet synon jo vetëm përmirësimin e shërbimeve, por edhe fuqizimin ekonomik të Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë