Shukri Buja: “Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur!”

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka theksuar vizionin e tij për një zhvillim të gjithanshëm në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë. Ai ka prezantuar një plan të detajuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke nisur nga infrastruktura e deri tek arsimi dhe rinia.
Buja ka premtuar rrugë të sigurta e të ndriçuara dhe furnizim me ujë 24/7, duke shtuar se çerdhet, uniformat falas për të gjithë nxënësit dhe transporti falas për çdo nxënës të shkollave të mesme do të jenë standard i qeverisjes së tij.
Në fushën e arsimit, ai paralajmëroi shkolla moderne që do të shndërrohen në qendra komunitare, të pajisura me bibliotekë digjitale, teknologji smart për çdo nxënës, si dhe kurse e aktivitete sportive e kulturore.
Po ashtu, të rinjtë do të mbështeten me bursa dhe praktika profesionale me pagesë, duke u hapur rrugën për arritje akademike dhe zhvillim profesional.
“Fitorja është e jona!” – u shpreh Buja, duke i bërë thirrje qytetarëve për një angazhim të përbashkët në ndërtimin e një Lipjani më të zhvilluar e modern.