Ramiz Lladrovci në takim me biznesmenët: Drenasi, zemra e Kosovës dhe vendi më i mirë për investime

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidati për një mandat të ri, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takimin e dytë me pronarë biznesesh dhe afaristë, ku ka theksuar rëndësinë e krijimit të vendeve të reja të punës. Ai ka vlerësuar veçanërisht punësimin e të rinjve dhe grave, duke nënvizuar se Drenasi është shembull i zhvillimit ekonomik dhe i mbështetjes së ndërmarrësisë.
“Jam krenar me kompanitë që operojnë në Drenas dhe me kontributin e tyre për zhvillimin e komunës tonë. Drenasi është zemra e Kosovës dhe ka shumë të interesuar për të themeluar e zgjeruar këtu veprimtarinë e vet afariste,” – tha Lladrovci.
Ai theksoi se komuna i qëndron besnike zotimeve për lehtësira maksimale në zhvillimin e biznesit, duke punuar çdo ditë që klima e investimeve të jetë sa më e favorshme, si për investitorët vendorë ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.
Në fund të takimit, kryetari potencoi se me 101 arsye “Për Drenasin Kampion” sigurojmë investitorët se Drenasi është adresa më e mirë për biznes, duke shtuar mesazhin:
“Vazhdojmë edhe katër!”
Ky takim vjen në kuadër të angazhimeve të tij për një mandat të ri, me synim fuqizimin ekonomik të komunës dhe hapjen e më shumë vendeve të punës.