Plagoset me armë një nxënës në Kijevë, policia jep detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri pasditën e sotme në Kijevë të Malishevës.

Sipas burimeve të Indeksonline, viktima është plagosur në gishtë të këmbës dhe se i njejti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.

Siç mëson indeksonline, viktima është E. Morina (16 vjeçar). Ai ishte nxënës i shkollës së  mesme në Kijevë.

Indeksonlinë mëson se i dyshuari në këtë rast është B.Kryeziu po ashtu 16 vjeçar.

Kryeziu i shoqëruar së bashku me një përson tjëtër të armatosur i kishin dal përpara afër shkollës së mesme dhe kishte shtënë në drejtim të viktimës.

Lidhur me këtë rast tashmë janë arrestuar të dy të dyshuarit.

Tek i dyshuari B.Kryeziu është gjetur arma e tipit Zoraki 9mm  të cilën e mbajtur pa leje./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë