Dr. Jeton Hoxha, mjeku që sjell përvojën e shëndetësisë në garën për Asamblenë e Drenasit

Numri 25 i listës së PDK-së për Asamblenë Komunale në Drenas është Dr. Jeton Hoxha, mjek i njohur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. I lindur në Korroticë të Epërme, ai po përmbyll specializimin si Specialist i Mjekësisë Familjare, duke sjellë një bagazh të madh profesional e human në shërbim të qytetarëve.
Me përkushtim të palodhur, Dr. Hoxha ka qenë pranë komunitetit në periudhat më të vështira, sidomos gjatë pandemisë, ku dha kontribut të çmuar në qendrën e vaksinimit, në shërbimin emergjent dhe në vizitat mjekësore në familje. Po ashtu, ai ka marrë pjesë në kongrese e trajnime ndërkombëtare, ka ligjëruar mbi shëndetin publik dhe ka shërbyer si mjek sportiv për disa klube futbolli.
I angazhuar prej vitesh në strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, Dr. Jeton Hoxha synon ta shndërrojë përvojën e tij profesionale në politika të dobishme për qytetarët, duke premtuar kujdes shëndetësor më cilësor dhe shërbime më efikase për çdo banor të Drenasit.
“Me vizion, punë dhe vendosmëri do të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe më të sigurt për komunën tonë”, shprehet ai.