Selman Qallapeku – Nr. 8 nga iniciativa “Për Drenasin Kampion 101”

Selman Qallapeku, kandidat për Asamblenë Komunale të Drenasit nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, vjen me numrin 8, brenda listës fituese 101. Ai është një ndër emrat që përfaqëson energjinë, përvojën dhe vizionin për një Drenas edhe më të zhvilluar.
Me studime të përfunduara në Fakultetin Juridik – programi Bachelor në Universitetin e Prishtinës dhe me përvojë të suksesshme si pronar i një firme ndërtimtare, Selmani e ka dëshmuar se puna dhe përgjegjësia janë vlera që e udhëheqin. Si asamblist në mandatin aktual, ai ka punuar pareshtur për përmirësimin e kushteve të jetesës, zhvillimin e infrastrukturës dhe përfaqësimin e drejtë të kërkesave të qytetarëve.
“Jam i vendosur që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe të kthehet në vendime konkrete për të ardhmen e Drenasit,” thekson Qallapeku.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, vota për numrin 8 në listën 101 “Për Drenasin Kampion” është mbështetje për një vizion modern, projekte të qëndrueshme dhe një qeverisje që e vendos qytetarin në qendër.
Voto 8 në listën 101 – Selman Qallapeku!
Zëri i qytetarëve, garancia për Drenasin kampion!