“UÇK konsiderohej terroriste” – Duncan: Me çarmatosje do të dëshmonte se është çlirimtare dhe e gatshme për pavarësi

Ish‑diplomati britanik John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish‑presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar në Hagë se një nga pritshmëritë gjatë luftës ishte që ushtarët e UÇK-së, duke pranuar marrëveshjen e çarmatimit, të perceptoheshin nga komuniteti ndërkombëtar jo si “grup terroristësh apo kriminalësh”, por si luftëtarë për liri që meritonin pavarësinë.

“Nënkuptohej që të vazhdonte procesi që UÇK-ja nga perceptimi i ndërkombëtarëve që të shndërrohej nga ‘një grup kriminelësh apo terroristësh’, të ishin luftëtarë të lirisë që kishin marrëveshje të Rambujesë. Kishin një hap drejt demokracisë, të pranoheshin si një grup i përgjegjshëm njerëzish me një proces të respektueshëm politik që i drejtonte. Pra ajo që i kishim ofruar ishte kjo: nënshkruani një gjë të tillë, kjo na ndihmon që të mos e luftojmë njëri‑tjetrin, por ju ndihmon edhe juve, sepse nëse nënshkruani do t’i tregoni komunitetit ndërkombëtarë se jeni persona përgjegjës që e meritoni respektin dhe pavarësinë”, u shpreh Duncan.

Deklarata vjen në kontekstin e dëshmisë së tij për mënyrën se si UÇK‑ja dhe aktorët ndërkombëtarë perceptoheshin gjatë konfliktit në Kosovë. Ai tha se marrëveshja dhe çarmatimi mund të kishin shërbyer si instrument legitimimi ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe si rrugë drejt njohjes së pavarësisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë